FSHZH, 2.7 milionë euro për rikualifikimin e rrugës “Butrinti” në Sarandë

FSHZH, 2.7 milionë euro për rikualifikimin e rrugës “Butrinti” në Sarandë

Rruga “Butrinti”, një nga arteriet kryesore të qytetit turistik të Sarandës, do t’i nënshtrohet rikualifikimit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përmes një procedure prokurimi me fond limit prej 270 milionë lekësh (rreth 2.7 milionë euro), synon të kryejë një ndërhyrje të plotë në këtë rrugë me gjatësi 3.5 kilometra.Sipas raportit teknik, rruga ekzistuese, mbi të cilën do të zbatohet projekti i rehabilitimit, është një rrugë urbane me gjerësi asfalti 8 metra, përfshirë dy korsi me dy drejtime lëvizjeje dhe një korsi parkimi. Rruga ka një trotuar pothuajse konstant, me gjerësi 2-3 metra, nën të cilin ndodhet infrastruktura inxhinierike nëntokësore.“Rruga ka kuneta në të gjithë gjatësinë e saj, në të dy anët, të cilat janë amortizuar ndër vite dhe kanë nevojë të zëvendësohen. Nga ana tjetër, prania...