Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
29-vjeçari në Durrës u qëllua me breshëri plumbash nga persona të maskuar
👁8603
Ermir Dedja, 29 vjeç, është viktima e atentatit të ndodhur rreth orës 00:50 të kësaj të Marte në Durrës. Sipas informacioneve paraprake mbi ngjarjen e rëndë, dyshohet se ai është qëlluar disa herë me armë zjarri nga persona të maskuar, teksa po ecte në këmbë. I riu rezulton me precedent të mëparshëm kriminalë, ndërsa banorët e zonës e përshkruajnë si problematik e të pashoqërueshëm. Teksa Policia vijon me kontrollet për kapjen e autorëve ende të paidentifikuar, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë. Pistat kryesore për ngjarjen janë dy, vrasje për hakmarrje ose përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike./tvklan