Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
29 vite nga maji i 1996, Braho rrëfen planin e errët të Berishës: I dëgjova me veshët e mi porositë për vrasje,Saliu…
👁3801
Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, ka hedhur dritë mbi njërën prej periudhave më të errëta të tranzicionit politik shqiptar, sikundër janë zgjedhjet e majit 1996. Në një rrëfim ekskluziv për gazetën “SOT”, Braho kujton tensionin ekstrem dhe dhunën e organizuar nga pushteti i atëhershëm, ku opozita socialiste ishte vënë nën një presion të paprecedentë, madje deri në pikën e rrezikut fizik. Më 22 maj 1996, drejtuesit e PS-së i shpëtuan për pak një atentati të mirëorganizuar në Durrës, ku pritet ishin vendosur nga struktura të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, me...