Fitorja e Listës Serbe, mediat e Vuçiçit në delir, ja pse pretendojnë se SHBA e “braktisi” Kurtin

Fitorja e Listës Serbe, mediat e Vuçiçit në delir, ja pse pretendojnë se SHBA e “braktisi” Kurtin

Marsela SHYTIA Lista Serbe, partia më e madhe serbe në Kosovë, ka fituar siç pritej në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe. Sipas rezultateve paraprake nga Komisioni Qendror Zgjedhor (SIK), në komunën e Kllokotit, Lista Serbe fitoi 41.6 përqind të votave, kështu që vendimi për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë atje do të merret në raundin e dytë, raporton Deutsche Welle. Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, shpalli një fitore bindëse, duke i vënë theks të veçantë katër komunave në veri. “Ajo që është më e rëndësishme për ne është që katër komunat në veri u janë kthyer atyre që u takojnë, qytetarëve tanë, të cilët thanë me stilolaps dhe me zërin e tyre se Lista Serbe në veri të lumit Ibër ka fituar...