Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Avokati i Popullit jo më monopol i opozitës, PS prish traditën dhe paralajmëron se është gati të zgjedhë emrin…
Avokati i Popullit duket se nuk do të jetë më monopol i opozitës, teksa mazhoranca mund të tërhiqet nga projekti fillestar për t’ia dhënë këtë institucion minorancës. Dje grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh për të shqyrtuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme: një për Reformën Zgjedhore dhe një tjetër për Reformën Administrative Territoriale. Po ashtu u diskutua edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla komentoi shpalljen e vakancës për Avokatin e Popullit, duke theksuar nevojën për një proces gjithëpërfshirës dhe larg ndikimeve politike. Ai shprehu dëshirën që ky pozicion të plotësohet brenda vitit, përmes një marrëveshjeje me opozitën. Por shtoi se zgjedhja e Avokatit të Popullit do bëhet, me apo pa...