Kush është ministri që ka ndezur folenë e grerëzave në SPAK, një dosje e plotë pritet të shkojë në Gjykatën Speciale…

Kush është ministri që ka ndezur folenë e grerëzave në SPAK, një dosje e plotë pritet të shkojë në Gjykatën Speciale…

Një dosje voluminoze hetimore që lidhet me një prej ministrave aktualë të kabinetit “Rama 4” po i afrohet përfundimit dhe pritet të dërgohet shumë shpejt në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Burime të sigurta për gazetën “SOT” bëjnë me dije se dosja është në fazën finale të përgatitjes nga grupi hetimor i SPAK dhe përfshin një sërë materialesh komprometuese që lidhen me abuzime të mundshme me detyrën dhe menaxhimin e fondeve publike në sektorin që mbulon ministri në fjalë. Sipas burimeve, hetimet ndaj këtij zyrtari të lartë kanë nisur prej disa muajsh dhe janë zhvilluar në mënyrë të kujdesshme për shkak të natyrës sensitive të çështjes dhe postit që ai mban. Emrin nuk po e bëjmë ende publik për shkak...