Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“O sa mirë me qen shqiptar”/ Kosova ‘lartëson’ në Suedi, festë me flamuj kuqezi dhe me shqiponjë (VIDEO)
Dy gëzime në pak ditë. Pas suksesit të Shqipërisë në Serbi, feston edhe Kosova, me dardanët që triumfuan 0-1 në transfertë përballë Suedisë duke marrë një trepikësh të artë që i afron gjithnjë e më shumë më fazën “play-off”. Me 7 pikë në 4 ndeshje, Kosova renditet në vendin e dytë, plus 4 nga Sllovenia rivali i tyre më i afërt. Në Suedi u krijua një atmosferë fantastike në shkallët e stadiumit, ku me mijëra tifozë shpalosën flamurin kombëtar, ndërsa nuk mungoi as një banderolë me një mbishkrim unik: “Nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar”. Ashtu si në tribuna, edhe në fushë ekipi ishte “zjarr”, duke triumfuar me meritë ndaj një rivali që udhëhiqej nga dyshja Isak-Gyokeres. Dyshja më e shtrenjtë e Premier...