Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
DW publikon studimin: Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët
Sipas një studimi të IW, një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga njerëz me prejardhje emigrantësh. Regjistrimet e patentave nga emigrantët me origjinë indiane në veçanti janë në rritje. Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermanivijnë nga njerëz me rrënjë të huaja. Në vitin 2022, afërsisht një në shtatë aplikime për patentë u paraqitën prej tyre (14%), raportuan studiuesit të hënën (13.10). Në vitin 2000, ishte vetëm një në njëzet (4.9%). Prandaj, emigrantët janë “gjithnjë e më të rëndësishëm” për ekonominë gjermane, shpjegoi IW. Evropa Lindore dhe Jugore kryesojnë Për studimin, IW i grupoi emrat e të gjithë shpikësve që nga viti 2000 në njërën nga 24 zonat gjuhësore. Në këtë mënyrë, “rajoni i origjinës...