Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare

Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare

Është ekstraduar nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi. Ai akuzohet nga GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku. “Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave. Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. alias D. Sh.. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: -“Vrasja e funksionarëve...