Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e Edmir Bregut dhe atentatet në favor të ‘Rrumit’/ Arrestohet nipi i ‘Titit’! Aldo Avdylaj fshihej në Tiranë
Aldo Avdylaj TIRANË-Forcat Operacionale kanë arrestuar Aldo (Elidon) Avdylajn në Tiranë. Nipi i Astrit Avdylaj ishte shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK ku u godit grupi i 'Rrumit të Shijakut' dhe fisi Avdylaj. Aldo i akuzuar si organizatori i grupit kriminal që ekzekutoi Ermir Bregun në vitin 2021 në Durrës, ishte fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik. Në lidhje me vrasjen e Bregut, në pranga është vendosur vetëm Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Astrit Avdylajt masa e arrestit do i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”. Ndërsa Alfred Doka është shpallur në kërkim. Vrasja e Edmir Bregut Fillimisht u raportua se ekzekutorët e vrasjes së Edmir Bregut, ishin Alfred Doka, i shpallur në kërkim, dhe Ermir Dedja, i cili...