Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdylaj
Arrestohet në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë Aldo (Elidon)Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt. Ai akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Ermir Bregun në vitin 2021 në Durrës. Ai ishte fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik. Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij: a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal. b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë...