Naftë kontrabandë nga Tanzania, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 11 persona, mes tyre një polic

Naftë kontrabandë nga Tanzania, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 11 persona, mes tyre një polic

Prokuroria e Posaçme (SPAK) bëri dje me dije se ka mbyllur hetimet mbi një rast të kontrabandës së naftës. Prokuroria bën me dije janë dërguar për gjykim 11 persona, mes tyre një efektiv policie. Ngjarja daton më 27 janar, referuar hetimeve të SPAK, ndërsa roli i efektivit ishte të ruante anijen “AYAZANOYBYA” e ankoruar në Portin e Durrësit dhe e ardhur nga Tanzania, e cila mbarte rreth 200 tonë naftë kontrabandë në bord. Marvataj dyshohet se ka marrë 10 mijë euro ryshfet nga Juxhin Koka, me qëllim për të lejuar këtë të fundit së bashku me bashkëpunëtorin e tij të nxirrnin naftën nga anija, për ta zëvendësuar më pas me ujë për të humbur kështu gjurmët. Referuar dosjes së SPAK dhe pamjeve filmike, nafta është...