Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Samiti i Biznesit EU-Shqipëri në Tiranë/ Artan Dulaku, CEO i Concord Investment: Sfida e ekonomisë shqiptare, mënyra të zgjuara për të bërë biznes
Në Tiranë u mbajt Samiti i Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që mblodhi së bashku liderë të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj. Në panelet e këtij takimi të nivelit të lartë morën pjesë investitorë nga vende të ndryshme, mes tyre edhe CEO i “Concord Investment”, Artan Dulaku. Në fjalën e tij, Zoti Dulaku vuri në dukje resurset e mëdha që ofron Shqipëria dhe rajoni për zhvillim ekonomik. CEO i “Concord Investment” solli edhe një shembull konkret nga fusha e mikpritjes, ku interesi i investitorëve të huaj po rritet ndjeshëm, duke theksuar se procedurat dhe çështjet e pronësisë duhet të përshpejtohen për të lehtësuar hyrjen e investimeve të reja. Sipas Zotit Dulaku, bashkëpunimi mes sektorëve kryesorë dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore e...