KUALIFIKUESET: Maqedonia e Veriut i bën “gropën” vetes. Belgjika dhe Gjermania bëjnë detyrën. “Ngec” Franca

KUALIFIKUESET: Maqedonia e Veriut i bën “gropën” vetes. Belgjika dhe Gjermania bëjnë detyrën. “Ngec” Franca

Përveç Suedi-Kosovë, ku dardanët fituan 0-1, sonte u luajtën edhe ndeshjet e tjera kualifikuese për grupet e tjera. Në grupin A, Gjermania fitoi në Belfast 0-1 në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, falë golit të Nick Woltemade në minutën e 30-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovakia fitoi 2-0 ndaj Luksemburg. Gjermania dhe Sllovakia kryesojnë me nga 9 pikë, ndjek Irlanda e Veriut me 6 pikë dhe mbyll Luksemburgu me 0 pikë. Në grupin D, Franca barazoi në Reykjavik 2-2 ndaj Islandës. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë 1-0, falë golit të Palsonn në minutën e 39-të. Francezët barazuan shifrat me Nkunku në minutën e 62-të. Pas mori një top nga Lucas Digne, Nkunku bëri vetë gjithçka mirë dhe në fund dërgoi...