Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Avioni rrëzohet mbi autostradë, humbin jetën personat në bord! Momente tmerri për pasagjerët
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara. Një avion i vogël është rrëzuar mbi autostradën I-95, pranë qytetit të Dartmouth, duke shpërthyer në flakë dhe shkaktuar panik mes drejtuesve të mjeteve. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, gjatë orarit të pikut të trafikut. Avioni, që po fluturonte jashtë kontrollit, u përplas pranë korsive të autostradës, duke detyruar shoferët të frenonin me urgjencë për të shmangur tragjedinë. “Po udhëtonim normalisht kur papritur të gjithë filluan të frenonin me forcë. Ishte një kaos i vërtetë”, rrëfeu një shofer për rrjetin lokal WJAR, duke përshkruar momentet e frikshme. Në çastin e përplasjes, një automjet u hodh nga rruga dhe përfundoi në anën e djathtë të autostradës, i dëmtuar rëndë....