Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama fton qytetarët në tubimin e 17 tetorit: “Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët” (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shpreh mbështetjen e tij për një thirrje publike që fton qytetarët shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora të bashkohen në një tubim solidariteti. Në mesazhin e tij, Rama thekson se “Liria ka emër” dhe tregon se ndihet i nderuar të ndajë këtë ftesë, që synon të kërkojë drejtësi për çlirimtarët, më 17 tetor, ora 17:00. “Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje. Liria ka emër! Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri drejtësi për çlirimtarët”, ka shkruar kryeministri Rama.