Lirohen 20 pengjet izraelite! Ushtria në Tel Aviv dërgon në Gaza dy autobusë me palestinezë të burgosur

Lirohen 20 pengjet izraelite! Ushtria në Tel Aviv dërgon në Gaza dy autobusë me palestinezë të burgosur

Dita e shumëpritur erdhi. 20 pengje izraelite u liruan nga Hamasi këtë të hënë dhe iu dorëzuan kryqit të Kuq. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjarët u bashkuan me të afërmit, ndërsa pamjet emocionuese  u shpërndanë nga transmetuesit izraelitë për rreth 65,000 njerëz të mbledhur para ekraneve të mëdha në “sheshin e pengjeve” në Tel Aviv dhe për miliona të tjerë që po ndiqnin zhvillimet në shtëpi. Prindërit e pengjeve u panë duke qarë nga gëzimi pasi janë takuar me fëmijët e tyre. Gjatë orëve të pasdites nisi edhe dorëzimi i trupave të pajetë të pengjeve megjithëse procesi pritet të zgjasë për disa ditë. Ndërkohë në Ramallah të Gazës mbërritën dy autobusë me të burgosurit palestinezë që janë liruar nga burgjet...