Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Gaza sfumoi të gjitha konfliktet e luftërat e tjera’/ Muzhaqi: Mund të ndryshonte fatin e botës, paqja ka premisa për të vijuar…
Për ekspertin e çështjeve ndërkombëtare, Ergys Muzhaqi, ‘paqja e përjetshme’ në Lindjen e Mesme vështirë të arrihet, referuar edhe historisë mijëra vjeçare atje, për shkak se rajoni është një pikëbashkimi i tre feve kryesore atje. I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Muzhaqi tha se nga pikëpamja politike, sigurisë dhe doktrinës fetare, në Lindjen e Mesme do të ketë trazira dhe zhvillime të rëndësishme, madje deri aty sa mund të ndryshojnë fatin e të gjithë botës. Por përtej kësaj analize, Muzhaqi ka pritshmëri mbi marrëveshjen e firmosur këtë të hënë në Egjipt nën udhëheqjen e burrave të mëdhenj të shteteve të rajonit, pasi Trump arriti të bindte edhe vetë anëtarët e ekstremit të djathtë në qeverinë e Netanyahut, që për skeptikët nuk do...