Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“IKTK miratoi asfaltimin e rrugës historike Via Egnatia”,Zhupa paralajmëron alarm kombëtar:Një akt i papranueshëm, do..
Ina Zhupa, kryetare e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Diasporë, ka reaguar ashpër duke denoncuar si skandal institucional asfaltimin e një segmenti të rrugës antike Via Egnatia, një pasuri e trashëgimisë kulturore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.Gjatë një seance dëgjimore në Kuvend, drejtoresha e IKTK-së, Joli Mitrojorgji, pranoi publikisht se projekti është parë dhe miratuar nga institucioni që ajo drejton, gjë që Zhupa e cilëson si tronditëse dhe të papranueshme. Ajo akuzoi IKTK-në për mungesë vizioni, papërgjegjshmëri dhe arrogancë institucionale, duke paralajmëruar se ky është një alarm i madh për mënyrën se si po trajtohet trashëgimia kulturore në Shqipëri. Reagimi i Ina Zhupës: Skandal! Institucione të papërgjegjshme dhe të paafta. Drejtoresha e IKTK-së pranon se Asfaltimi i Via Egnatia-s është bërë me miratimin e tyre!...