Tronditet Serbia, mësohet paga marramendëse që fitoi trajneri i cili dha dorëheqjen në mes të ndeshjes me Shqipërinë

Tronditet Serbia, mësohet paga marramendëse që fitoi trajneri i cili dha dorëheqjen në mes të ndeshjes me Shqipërinë

Dragan Stojkoviç pësoi turpërimin më të madh të karrierës së tij sportive të shtunën në darkë, kur tifozët e detyruan të jepte dorëheqjen si trajner i Serbisë gjatë ndeshjes ndaj Shqipërisë. Koret kundër tij bënë që “Piksi” të çohej në këmbë, të ngrinte duart lart e përshëndetej me turmën, duke lënë zëvendësin që të drejtonte ekipin në minutat e fundit. Ai konfirmoi dorëheqjen pak minuta pas sfidës dhe braktisi ekipin e Serbisë para se ky i fundit të udhëtonte drejt Andorrës për ndeshjen e radhës. Një veprim që është mirëpritur nga tifozët serbë, por që nuk ka kaluar pa kritika. Dhe një nga njerëzit që e ka kritikuar gjithmonë, ish-futbollisti Rade Bogdanoviç, ka lëshuar “bombën” e radhës duke zbuluar një shumë marramendëse që Stojkoviç ka...