Kupa/ Nesër Laçi pritës në Ahmetaq, të mërkurën sfidat e tjera

Kupa/ Nesër Laçi pritës në Ahmetaq, të mërkurën sfidat e tjera

Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e parë eliminator të edicionit numër 78-të e cila zhvillohet këtë mesjavë në çdo cep të Shqipërisë. Në këtë fazë marrin pjesë skuadra kryesisht të nivelit të dytë dhe tretë të futbollit shqiptar ndërsa të vetmet skuadra nga Superioria janë Flamurtari dhe Vora. Ndërkaq takimi Valbona – Tomori është anuluar pasi Valbona e Tropojës është tërhequr. Nesër janë në program dy takime ndërsa të mërkurën të gjitha të tjerat e këtij raundi. Laçi do të takohet me Këlcyrën në Ahmetaq ndërsa Korabi pret Veleçikun e Koplikut në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes. Të gjitha ndeshjet luhen sipas kriterit me një takim. Përballjet e turit të parë, Kupa e Shqipërisë: Nesër ora 13:30 LAÇI – KËLCYRA (nesër në Ahmetaq në...