Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Bllokimi’ i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane
Bujqësia shqiptare, që ende përbën rreth 15 për qind të ekonomisë kombëtare, po kalon një periudhë të vështirë. Për të tretin vit radhazi, ky sektor ndodhet në rënie, i ngarkuar nga problemet e vjetra – copëzimi i tokës, mungesa e mekanizimit, fragmentimi i tregut dhe politikat e paqëndrueshme të mbështetjes, të kombinuara me braktisjen e zonave rurale nga emigrimi. Ndërsa prodhimi bujqësor ka rënë për më shumë se dy vjet rresht, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm konkurrueshmërinë në rajon, por edhe mundësitë për të përfituar nga mbështetja financiare që Bashkimi Europian po ofron për vendet kandidate. Pas hetimeve të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Bashkimi Europian ka ngrirë përkohësisht 112 milionë euro nga programi IPARD, pas konstatimit të parregullsive dhe keqpërdorimeve në rreth 33...