VIDEO/ Shefi i Komisariatit, Arben Marku tërheq zvarrë minatorin në Mirditë

VIDEO/ Shefi i Komisariatit, Arben Marku tërheq zvarrë minatorin në Mirditë

Teksa minatorët në Spaç të Mirditës kërkojnë të drejtat e tyre për kushtet e punës dhe paga më të larta në sektorin minerar, nuk ka munguar as sjellja brutale e Policisë që ndiqte protestën e tyre. Nga videot e siguruar nga Syri, shihet mjaft qartë Shefi i Komisaritit, Arben Marku duke kërkuar shoqërimin e minatorëve. Madje në një moment, Marku tërheq zvarrë njërin nga minatorët protestues, gjë që has në  rezistencën e fortë të këtij të fundit. Rreth 70 minatorë kanë ndalur punën dhe kanë bllokuar hyrjen kryesore të objektit, në shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të punës me të cilat përballen çdo ditë. Ata kërkojnë që drejtuesit e firmës turke të ulen në bisedime dhe të plotësojnë kërkesat e tyre, pasi në të...