Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Qytetarët denoncojnë: Skaneri në Spitalin e Sarandës jashtë funksionit, spitali reagon: Pajisja e re tashmë në punë
Prej disa javësh, qytetarët e Sarandës kanë denoncuar pranë Saranda Web mungesën e shërbimit të skanerit në spitalin rajonal, duke ngritur shqetësime serioze për pasojat që kjo situatë ka sjellë në shëndetin e pacientëve. Sipas tyre, defekti i aparaturës diagnostikuese ka detyruar dhjetëra persona të kërkojnë ndihmë në klinika private, ku kostot variojnë nga 100 deri në 150 euro – një shifër e papërballueshme për shumicën e familjeve. “Skaneri prej javësh nuk punon. Ka ardhur një skaner i ri, por nuk është montuar ende. Kam javë që pres të montohet. Ju lutem ta bëni publik këtë problem, sepse në privat çmimet janë të papërballueshme,” – është shprehur një qytetare në mesazhin e saj. Një tjetër qytetar shton:“U bënë disa javë që...