Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës “paralizohen” rrugët e kryeqytetit, policia: Përdorni rrugët alternative

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës “paralizohen” rrugët e kryeqytetit, policia: Përdorni rrugët alternative

TIRANË- Mbyllja e përkohshme e një prej akseve më të frekuentuara të vendit, të autostradës Tiranë-Durrës, në të cilën po kryhen punime kia shkaktuar trafik të rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij. Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Maminas. Lidhur me këtë situatë shqetësuese dhe problematike për qytetarët, ka reaguar edhe policia, duke njoftuar angazhimin dhe prezencën e saj në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit. Më tej, blutë apelojnë drejtuesit e automjeteve që të tregojën durim, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe përdorimin e rrugëve alternative.  Njoftimi: Tiranë/Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor...