Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PS gati për zgjedhjet, regjistrohet për “9 Nëntorin”/ PD ende në pritje, Berisha do mbështesë “të pavarurit”
Një ditë para përfundimit të afatit të partive politike, Partia Socialiste u regjistrua si e para për zgjedhjet e parakohshme lokale të 9 nëntorit. Kryekomisioneri pranoi kërkesën e partisë së drejtuar nga Edi Rama. Kurse nga krahu tjetër, Partia Demokratike nuk e ka ndarë ende mendjen, do të regjistrohet si parti në këto zgjedhje, apo do e lërë vetëm Florian Binajn e pavarur, duke vulosur kështu bojkotimin e këtyre zgjedhjeve. Megjithatë, dy parti më të vogla opozitare nuk kanë pritur për Partinë Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar u regjistruan po ashtu në zgjedhjet e 9 nëntorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në pritje të vendimit të nesërm të Kolegjit Zgjedhor, ka riformuluar afatet e regjistrimeve. Deri në mesnatës e 14 tetorit do të...