Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Parazit, po qelbni opozitën”, Murrizi ‘sulmon’ Xhaferrin: A i ke trutë në kokë apo të kanë humbur si samitja?
Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të forta kundër Partisë Demokratike dhe Besart Xhaferrit të Forumit Rinor, duke i etiketuar si bashkëfajtorë në degradimin e opozitës dhe aleatë të heshtur të qeverisë Rama. Në një reagim të ashpër, Murrizi kritikon faktin që persona të afërt me qeverinë vazhdojnë të mbajnë poste drejtuese në strukturat e PD-së, duke marrë shembull rastin e Sara Bodos, e cila, sipas tij, ndonëse figuron si nënkryetare e FRPD-së, është njëkohësisht emëruar nga Edi Rama si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Sipas Murrizit, kjo situatë është simbol i rrënimit moral dhe politik të opozitës, e cila jo vetëm nuk pastron radhët, por mbështet dhe promovon emra të lidhur me pushtetin aktual. Ai përçmon heshtjen dhe paaftësinë e drejtuesve të FRPD-së,...