Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Certifikimi i 415 kursantëve të Patrullës së Përgjithshme. Proda: “Qytetarët janë të parët – t’i shërbeni me ndershmëri, guxim dhe humanizëm”
Në një ceremoni solemne të mbajtur në ambientet e Akademisë së Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mbajti një fjalë të veçantë me rastin e certifikimit të 415 kursantëve të rinj të Patrullës së Përgjithshme. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Koçiu, përfaqësues të misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit, drejtues institucionesh, rektori i Akademisë, pedagogë, si dhe familjarë të kursantëve.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në fjalën e tij, Proda e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, Akademinë e Sigurisë dhe vetë kursantët, duke e përshkruar si fundin e një etape përgatitjeje dhe fillimin e një rrugëtimi të ri në shërbim të vendit dhe qytetarëve....