Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Moment historik, presidenti Trump nënshkruan në Egjipt ”Marrëveshjen e Paqes”: Tre mijë vjet për të arritur këtu
Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur Marrëveshjen e Paqes për Gazën. Samiti i Paqes po mbahet në Egjipt, ku janë të pranishëm të paktën 20 krerë shtetesh. Trump ishte i pari që firmosi këtë marrëveshje, të udhëhequr prej tij sipas Planit të Paqes që u hartua nga SHBA. Më pas firmosja e marrëveshjes së paqes që i jep fund luftës në Lindjen e Mesme vijoi nga liderët e tjerë të shteteve. “Kjo na mori 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të qëndrojë”. “Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën”, shtoi Presidenti amerikan. Pas Trump firmën mbi planin e paqes e hodhi edhe udhëheqësi egjiptian Abdel Fattah al Sisi dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Trump duket se po e shijon udhëheqjen e...