Pas armëpushimit në Gazë, Trump synon paqen edhe në Ukrainë, takim me Zelensky-n të premten

Pas armëpushimit në Gazë, Trump synon paqen edhe në Ukrainë, takim me Zelensky-n të premten

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në një drekë pune, bëri të ditur sot një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Dy liderët kanë pasur biseda edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, ndërkohë që Zelensky vijon të kërkojë më shumë armë amerikane për të përballuar sulmet ruse. Më herët gjatë ditës, presidenti i Ukrainës deklaroi se armëpushimi i arritur në Rripin e Gazës me ndërmjetësimin e Donald Trump “sjell shpresë shtesë për paqe” edhe në Ukrainë, ku presidenti amerikan synon gjithashtu të luajë rol ndërmjetësues në marrëdhëniet me Moskën. “Kur arrihet paqja në një pjesë të botës, kjo sjell më shumë shpresë për paqe edhe në rajonet e tjera”, shkroi Zelensky në një postim...