Live/ “Paqe në Lindjen e Mesme”. Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët që po marrin pjesë në takim

Live/ “Paqe në Lindjen e Mesme”. Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët që po marrin pjesë në takim

20 pengjet e fundit të mbajtura nga Hamasi në Gaza tani janë kthyer në Izrael pas më shumë se dy vitesh në robëri! 18:15 Presidenti egjiptian lavdëron Trump për marrëveshjen në Gaza: Është i vetmi që mund të sillte paqen Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, folën shkurt me shtypin pasi Trump mbërriti në qytetin egjiptian të Sharm El Sheikh për një samit paqeje me dhjetëra udhëheqës globalë. “Është një kënaqësi dhe nder i madh t’ju kemi me ne këtu në qytetin e paqes”, i tha Sisi Trump para gazetarëve. “Kam qenë shumë i bindur se Shkëlqësia Juaj është i vetmi që është i aftë ta sjellë këtë dhe t’i japë fund kësaj lufte. Madje e thashë me shumë...