“Rama ka bashkëpunuar me McGonigal për përfitime personale”,zbulohet kërkesa PD për Komisionin Hetimor: Ka korruptuar..

“Rama ka bashkëpunuar me McGonigal për përfitime personale”,zbulohet kërkesa PD për Komisionin Hetimor: Ka korruptuar..

Një grup deputetësh nga Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. SYRI.net ka zbardhur kërkesën e firmosur nga 38 deputetë të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. ‘Faktet dhe të dhënat e mësipërme (në dokument) provojnë qartazi se Z. Edi Rama, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, është përfshirë në veprimtari të dyshimta, të cilat kishin për qëllim: (i) të dëmtonin interesat e partisë kryesore opozitare [Partisë Demokratike të Shqipërisë], nëpërmjet fillimit të një hetim penal ndaj...