Kush u gëzua e kush u zhgënjye nga rezultatet në Kosovë?

Kush u gëzua e kush u zhgënjye nga rezultatet në Kosovë?

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025 kanë prodhuar një garë të ngushtë ndërmjet partive kryesore politike në vend. Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të përballen në një numër të madh komunash në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 9 nëntor. Në 12 komuna të tjera shkon në balotazh: Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Kaçanik, Obiliq, Rahovec, Pejë,  Prishtinë, Prizren, Viti, dhe Vushtrri. Në 3 prej tyre prin Vetëvendosje, ndërsa në 9 komunat tjera është e dyta, duke mbetur ende me shpresë për rritje të rezultatit në raundin e dytë. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar...