Kontrolle “blic” në Elbasan, shoqërohen ish-deputeti dhe miku i Shullazit. Sekuestrohen armë…

Kontrolle “blic” në Elbasan, shoqërohen ish-deputeti dhe miku i Shullazit. Sekuestrohen armë…

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni policor që po zhvillohet në Elbasan. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat 11 persona dhe janë gjetur 3 armë zjarri të llojit pistoletë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia. Po ashtu mësohet se është shoqëruar ish-deputeti Bujar Muça, pronar i kompanisë “Delta” dhe një tjetër shtetas, i identifikuar si Maks Lika. Ky i fundit është i njohur si mik i Emiliano Shullazit. Ndërkohë, Bujar Muça kandidoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nën siglën e PDIU-në në Elbasan, ku edhe fitoi mandatin. Ai u dorëhoq po atë vit, më 30 nëntor, rreth tetë muaj pas zgjedhjeve, për arsye personale duke lënë në mes mandatin. Policia sakaq është duke vijuar punën për verifikimet e shtetasve të shoqëruar,...