“Ndeshja e nesërme nuk është miqësore”, Sylvinho ka një thirrje për gjithë tifozët kuqezi

“Ndeshja e nesërme nuk është miqësore”, Sylvinho ka një thirrje për gjithë tifozët kuqezi

Në prag të sfidës miqësore ndaj Jordanisë, që do të luhet nesër në ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Klinsman Cake dolën në konferencën zyrtare për media. Trajneri Silvinjo theksoi se, edhe pse ndeshja është miqësore, ajo nuk do të trajtohet si e tillë. Si trajneri Silvinjo, ashtu edhe Klisman Cake i bënë një thirrje të veçantë tifozëve për të mbushur stadiumin “Air Albania”, për t’i mbështetur kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Jordanisë dhe për të festuar së bashku fitoren ndaj Serbisë. Trajneri Silvinjo tha se ekipi është i fokusuar te ndeshja ndaj Jordanisë dhe te dy sfidat e rëndësishme të nëntorit, duke theksuar se nuk e sheh këtë takim si miqësor, por si një mundësi për të përmirësuar skuadrën. Ai kërkoi...