Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tre ekonomistë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike
Çmimin Nobel për Ekonomi sivjet e kanë fituar amerikano-izraeliti Joel Mokyr, Philippe Aghion nga Franca dhe Peter Howitt nga Kanadaja për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Mokyr, 79 vjeç, fitoi gjysmën e çmimit për “identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes përparimit teknologjik”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Aghion, 69 vjeç dhe Howitt, 79 vjeç, ndan gjysmën tjetër të çmimit për “teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”, shtoi Akademia. John Hassler, kryetar i komitetit që ndan çmimin, u tha gazetarëve se puna e tyre u është përgjigjur pyetjeve se si shpikjet teknologjike nxisin rritjen dhe si mund të mbahet rritja e qëndrueshme. “Gjatë pothuajse gjithë historisë së njerëzimit, standardet e jetesës nuk ndryshonin shumë...