Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kontrabandë nafte nga porti i Durrësit, SPAK çon në gjyq 11 persona,mes tyre polici që mori 10 mijë euro për ta nxjerrë nga Porto Romano
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11 të pandehur, të përfshirë në një skemë kontrabande me rreth 200 tonë naftë në portin e Durrësit. Mes të akuzuarve është edhe një punonjës policie i Komisariatit të Durrësit. Hetimet janë zhvilluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Ari i Zi”, i cili çoi në sekuestrimin e anijes me flamur tunizian “AYA ZANOYBYA” dhe të sasisë së naftës së kontrabanduar. Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Vjedhje”, si dhe “Korrupsion aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal. Lexo dhe: Si u bë Shqipëria nyje e...