Krim i dyfishtë në kampingun grek/ Ekzekutohen pronari dhe punëtori shqiptar, policia dyshon për dy autorë

Krim i dyfishtë në kampingun grek/ Ekzekutohen pronari dhe punëtori shqiptar, policia dyshon për dy autorë

Targa e skuterit të përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë në Finikounda është e falsifikuar, ndërsa hetuesit tani kanë gjetur edhe dëshmi për përfshirjen e një personi të dytë në krim, përveç killerit që i mori jetën më 5 tetor pronarit grek të kampingut dhe punëtorit të tij shqiptar, të cilit i kishte lënë edhe gjysmën e pasurisë. Hetimi nga oficerët e ELAS në Greqi vazhdon me intensitet të pandërprerë për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në një kamping në Finikounda, Korinth. Nga informacionet që hetuesit e policisë kanë mbledhur deri më tani, duket se autori, pasi kreu krimin, hipi në skuterin e tij dhe u nis drejt Atikës. Që nga kjo pikë e tutje, rruga e tij...