“Janë me armë”/ Telefonata që alarmoi Policinë, si u gjetën Maks Lika dhe biznesmeni Bujar Muça me armë në Bradashesh

“Janë me armë”/ Telefonata që alarmoi Policinë, si u gjetën Maks Lika dhe biznesmeni Bujar Muça me armë në Bradashesh

foto ilustruese ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e befasishëm në Elbasan, gjatë të cilit janë arrestuar disa persona, të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime për ZËRI bëjnë me dije se një telefonatë në Policinë e Elbasanit ka alarmuar autoritetet dhe janë vënë menjëherë në lëvizje duke zhvilluar një aksion 'blic'. Njoftimi që kishte mbërritur njoftonte se disa persona të pajisur me armë ndodheshin në zonën matanë Bradasheshit.  Forcat e rendit kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën, ku kanë bërë të mundur ndalimin e të paktën 5-6 persona dhe sekuestrimin e armëve. Mësohet nga burime se mes të ndaluarve është biznesmeni Bujar Muça dhe Maks Lika, i njohur për miqësinë me Emiljano Shullazin. Ndërkohë, personat e tjerë nuk janë identifikuar ende, ndërsa...