Sherri me pesë të plagosur në Bathore, dy të arrestuar dhe disa nën hetim

Sherri me pesë të plagosur në Bathore, dy të arrestuar dhe disa nën hetim

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e pesë personave në zonën e pedonales në Bathore. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas Policisë, shkaku i përplasjes ka qenë një debat për motive të dobëta. Këtë të hënë më 13 tetor, policia ka bërë me dije se ka arrestuar dy prej të rinjve, njëri prej të cilëve është i mitur, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit: -E. L., 19 vjeç, dhe për një 16-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur, pasi dje,...