Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë…

Gjenerata e re e Policisë, ministrja Koçiu: Ju mbani një uniformë të rëndë…

Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”. Në ceremoninë e betimit dhe certifikimit morën pjesë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë, drejtues të programeve të huaja të asistencës, studentë e familjarë. Ministrja Koçiu u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm në nisjen e karrierës profesionale të këtij brezi të ri të punonjësve të Policisë së Shtetit. “Ky është një moment i rëndësishëm në fuqizimin dhe ripërtëritjen e trupës së Policisë së Shtetit,”u shpreh në fillim të fjalës së saj Ministrja Koçiu. “Uniforma e punonjësit të policisë, është një uniformë e rëndë, mbi të cilën peshojnë pritshmëritë e qytetarëve për standarde më të larta...