Silvinjo para Jordanisë, konferenca live

Silvinjo para Jordanisë, konferenca live

Trajneri kuqezi Silvinjo i shoqëruar nga Klisman Cake u shfaq para mediave për të folur për takimin e Kombëtares nesër në miqësore me Jordaninë. “Ndryshime? Nesër do të bëjmë pak nga gjithçka. Nuk është e thjeshtë. Nuk besoj te miqësoret, luajnë të gjithë për të fituar dhe nuk besoj se duhen futur 11 lojtarë që nuk kanë qenë kurrë bashkë. Sepse pastaj paraqitja nuk është, është e vështirë që të vlerësosh lojtarët. Por punojmë që sot, nesër e caktojmë 11-shen. Megjithatë nesër mund të shkojnë në fushë të gjithë, duhet ekuilibruar një skuadër që bën mirë, dhe vlerësojmë lojtarët që janë me ne. Ka lojtarë që kanë shumë muaj këtu dhe nuk kanë luajtur titullarë, ne vlerësojmë të gjitha, nxemjen, ushtrimet, padyshim më e rëndësishme është...