Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama: Ballkani, laborator i Europës. Ursula von der Leyen, sipërmarrësve: Koha për të investuar në rajon është tani
Liderë të Ballkanit Perëndimor, zyrtarë të Bashkimit Europian dhe investitorë të huaj u mblodhën në Tiranë në Samitin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Fjala hapëse e këtij takimi të nivelit të lartë u mbajt nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte dhe një mesazh për vendet e Unionit, që sipas tij duhet të ndryshojnë qasjen për rajonin. “Po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE. Fluksi i turistëve dhe investimet europiane janë zgjim i një ideje të thjeshtë, por të fuqishme, që Ballkani Perëndimor nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një...