Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

Gjatë kontrolleve në doganat shqiptare, janë zbuluar pesë shtetas shqiptarë të fshehur në dy kamionë, të cilët synonin të dilnin jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme. Si pasojë, janë arrestuar dy drejtuesit e kamionëve, G. Xh., 48 vjeç, dhe E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të verifikimeve, është zbuluar se një prej personave të fshehur në kamion, 34-vjeçari Indrit Lleshi, i njohur edhe si Ibrahim Lleshi, ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai është i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vjet e gjysmë burgim për vjedhje, kryer si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Mësohet se ai është ndaluar provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në kuadër të këtij rasti, janë sekuestruar mjetet e transportit, dokumente identifikimi dhe pajisje komunikimi. Materialet procedurale...