Sherr me thika mes të miturve në Bathore! 5 përfundojnë në spital, 2 në pranga

Sherr me thika mes të miturve në Bathore! 5 përfundojnë në spital, 2 në pranga

pamje nga spitali TIRANË-Një sherr mes disa të miturve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bathores, Tiranë, ku të plagosur me thikë kanë mbetur 5 persona, të moshave kryesisht të mitura. 5 personat që janë plagosur po marrin mjekim në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se të rinjtë që u përfshinë në sherr, ku dyshohet të kenë qenë mbi 15 persona, janë të moshës nga 15 deri në 19 vjeç, dy prej të cilëve iu është komunikuar arresti dhe pritet të dalin para gjykatës. Fillimisht konflikti ka nisur për motive të dobëta mes të miturve, të cilët më pas kanë lajmëruar të afërmit e tyre dhe takimi është lënë në Bathore, bulevardin kryesor Institut-Kamëz. Sherri ka përfunduar në dhunë fizike e deri në përdorimin e thikës...