Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori nga Kolumbia në kërkim

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, organizatori nga Kolumbia në kërkim

pamje nga apartamenti DURRËS-Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 9”, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e grave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim shtetasi D. G., 28 vjeç, me origjinë nga Kolumbia, i dyshuar si organizatori kryesor i veprimtarisë kriminale.  Në flagrancë janë arrestuar dy shtetase kolumbiane, M. A. dhe Y. C., të dyja 24 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 18 të Durrësit, ku dyshohet se ushtronin prostitucion dhe shpërndanin lëndë narkotike. Ato akuzohen për “Prostitucion”, “Përshtatje e ambienteve për prostitucion” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërkohë Policia ka nisur procedim penal edhe për pronarin e...