Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I gjendet në shtëpi kokainë me vlerë 16 mln euro/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar..
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Romë, pasi autoritet italiane i gjetën një sasi prej 200 kg kokainë në banesën e tij në kryeqytetin e Italisë. Mediat italiane raportojnë se kokaina ishte ndarë në 191 pako dhe 8 mijë doza, gati për shitje. Ndërsa po ashtu në banesën e shqiptarit, u gjet edhe një armë, municione dhe një shumë parash prej 30 mijë euro. I riu u arrestua nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Romës.