Izraeli liron 154 të burgosur palestinezë, mbërrijnë në Gaza

Izraeli liron 154 të burgosur palestinezë, mbërrijnë në Gaza

Pas kthimit të 20 pengjeve izraelite nga Hamasi, edhe Izraeli ka respektuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, duke liruar 154 të burgosur palestinezë.  Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.  Të burgosurit palestinezë kanë vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite, dhe sipas marrëveshjes, pas lirimit u deportuan në Egjipt.  Autoritetet izraelite kishin kërkuar që të burgosurit e dënuar për vepra të dhunshme të deportoheshin në vende të treta në vend që të lejoheshin të ktheheshin në Bregun Perëndimor ose Gaza.   Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza   Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Rripin e Gazës, pasi janë liruar nga burgjet izraelite në kuadër të marrëveshjes për armëpushim. Gazetarë të agjencisë Associated Press raportojnë se...