Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hamasit i del “armik” i ri/ Luftime të ashpra, 30 të vdekur gjatë fundjavës
Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë. BBC citon dëshmitarë okularë të pohojnë se pjesëtarë me maska të Hamasit shkëmbyen zjarr me luftëtarë të klanit në fjalë pranë një spitali të qytetit. Një zyrtar i lartë i ministrisë se brendshme të drejtuar nga Hamasi u shpreh se njësitë e tyre të sigurisë kishin rrethuar anëtarët të klanit, me të cilët u angazhuan në luftime të ashpra. Burime mjekësore folën për 19 të vrarë nga klani Dughmush dhe tetë nga radhët e Hamasit...