“Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe

“Agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, Trump në parlamentin izraelit: Armët kanë rënë në heshtje dhe rajoni në paqe

“Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike. Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin. “Ky është fillimi i një marrëveshjeje të madhe dhe një harmonie të qëndrueshme për Izraelin e të gjithë kombet e atij që së shpejti do të jetë një rajon vërtet madhështor. Unë e...